Korçë: Hidhet gaz lotsjellës në koncertin ku po përformon Goran Bregoviç

Korçë: Hidhet gaz lotsjellës në koncertin ku po përformon Goran Bregoviç

Është hedhur gaz lotsjellës gjatë koncertit të Goran Bregoviçit në “Festivalin e Korçës”.

I dyshuari është kapur, thonë burimet e Top Channel, transmeton Shqip.com

Në videot e publikuara në media, disa pjesëmarrës shihen duke fërkuar sytë, pas gazit lotsjellës.

Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.

Para koncertit forcat e sigurisë kanë vëzhguar gjithë ambientin ku do të mbahej koncerti. /Insajderi.com