13

Kosova feston përvjetorin e pavarësisë: Çfarë kuptimi ka pamja e re e Newborn-it?

Kosova feston përvjetorin e pavarësisë: Çfarë kuptimi ka pamja e re e Newborn-it?
Burimi i fotografisë: Fisnik Ismaili/Facebook

Në nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, monumenti Newborn ndryshoi pamje. Konceptin e ri të monumentit, e prezantoi vetë autori, Fisnik Ismaili me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Veshja e re e monumentit nderon të gjithë ushtarët dhe dëshmorët e luftës për çlirimin e Kosovës, në formën e shenjave të duarve.

“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, shkruan Ismaili në Facebook, teksa prezanton konceptin e ri.

Para pak ditësh, autori i monumentit kishte bërë thirrje në rrjetet e tij sociale duke ftuar të gjithë qytetarët të lënë shenjën  e tyre.

“Dil sot, lë shenjë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”, shkruante ai.

Newborn u dizenjua dhe u krijua në një bashkëpunim midis dizajnerit kosovar Fisnik Ismaili dhe agjencisë krijuese Ogilvy Kosova. Pas përfundimit dhe miratimit të modelit, monumenti u krijua dhe u instalua në vetëm 10 ditë. Monumenti u zbulua në 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj.

Në zbulimin e monumentit u njoftua se do të pikturohet ndryshe në cdo përvjetor të pavarësisë.

Duke peshuar 9 ton, dimensionet e Newborn janë 3 gjatësi me 24 metra gjerësi me 0.9 metra trashësi, e shkruar në fontin DIN Black.

“Newborn” (I porsalindur) u zgjodh si një fjalë e vetme angleze me fuqinë për të përshkruar lindjen e një vendi të ri, konotacionet e saj pozitive, lehtësinë e të kuptuarit nga anglisht folësit jo-vendas dhe potencialin për ta paraqitur Kosovën si një vend të ri, bashkëkohor, të modës .

Ngjyra e verdhë u zgjodh në kombinim me parulla blu dhe parullat mbështetëse për të përfaqësuar si ngjyrat e reja të flamurit të Kosovës ashtu edhe ngjyrat e BE-së.

Dizajni u zgjodh për disa arsye. Është një fjalë e thjeshtë, e kuptueshme dhe e përkthyeshme lehtësisht me shumëllojshmëri kuptimesh. Ajo përfaqëson krenarinë kombëtare që populli i Kosovës ndjeu për të fituar lirinë e tij dhe për t’u bërë shteri më i ri i botës. /Insajderi.com