Kosovari që është fans i flaktë i Thomas Shelby, bënë tatuazh fytyrën e tij në krah

Kosovari që është fans i flaktë i Thomas Shelby, bënë tatuazh fytyrën e tij në krah

Peaky Blinders titullohet një nga seritë më të shikuara në botë e që për temë ka jetën dhe të bëmat e një bande kriminale të rinjsh nga Birminghami i Anglisë.

Seria që mund të shikohet në “Netflix” dhe BBC ka arritur të rrëmbejë vëmendje të jashtëzakonshme, aq sa edhe artisti i tatuazheve, Valmir Fazliu, i cili konsiderohet si fans i flaktë i serisë, ka bërë në krahun e tij tatuazh fytyrën e personazhit, Thomas Shelby, shkruan Insajderi.

Ky personazh në fakt luhet nga aktori 43-vjeç, Cillian Murphy. Tatuazhi i bërë është publikuar në llogarinë zyrtare të “Prishtina INK Tattoo” në “Insagram”, ku shihet fytyra e gjakosur e Shelby e që është shkëputur nga një prej skenave të filmit.

Shkëputur nga seria “Peaky Blinders” | © Netflix

Tatuazhi është realizuar nga kolegu i Valmirit, artisti i njohur, Alaudin Murturi puna e të cilit dëshmon profesionalizmin e lartë në këtë fushë.

Kujtojmë që seria “Peaky Blinders” deri më tani ka pesë sezone, derisa për sezonin e gjashtë sipas informacioneve që po qarkullojnë duhet të pritet deri në fund të 2020-ës ose kah muajt e parë të 2021-ës.

/ © Insajderi /

Lojërat me Dafina Zeqirin dhe Moneyz – Përgjigjen në pyetjet provokuese