“Kosovës thikën pas shpine”, reperi kosovar i kushton fjalë Ramës: Gjaku i fëmijëve në varre…

“Kosovës thikën pas shpine”, reperi kosovar i kushton fjalë Ramës: Gjaku i fëmijëve në varre…

Vizita e presidentit të Serbisë në Tiranë, pak ditë pasi mohoi masakrën ne Reçakut, ka prekur dhe ka lënduar zemrat e shqiptarëve të Kosovës, për të cilët ngjarjet e luftës janë ende të freskëta.

Së fundi ka qenë reperi i njohur Gold Ag, i cili përmes vargjeve ka reaguar ashpër ndaj Ramës, teksa thotë se i ka vënë thikën pas shpine Kosovës.

Postimi i plotë i Gold Ag:

Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë,

A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë,

Në këtë natë krejt  Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi,

Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti,

Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”

Edi Ramë mendo pak se ai fëmijët na i vrau n’prag,

Shiko kur i flet për dore mos po ta bënë dorën me gjak.

Edi Ramë mjerë për ty Edi Ramë mjerë për ne,

Thuj shkavellit kur t’nis himni mos t’çohet n’kam por le t’hin n’dhe.

Edi Ramë o mjekërr bardhë n’pikë t’mëngjesit t’kemi ardhë,

Por si duket puna jote po na del bisht me dardhë.

Edi Ramë o Edi Ramë bëj çka dush kur nuk ke marre,

POR DIJE QË S’TA BËN HALLALL GJAKU I FMIVE NËPËR VARRE”.