Kourteny Kardashian fejohet me të dashurin Travis Barker, unaza kushtoi 1 milion dollarë

Kourteny Kardashian fejohet me të dashurin Travis Barker, unaza kushtoi 1 milion dollarë

Ylli i “Keeping Up ëith the Kardashians”, Kourtney Kardashian dhe rokeri i “Blink-182”, Travis Barker janë fejuar.

Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik, shkruan People.

“Përgjithmonë Travis Barker”, ka shkruar Kourtney në mbishkrimin e imazhit që ndau me fansat e saj.

Sipas TMZ , i cili ishte i pari që raportoi fejesën, Barker propozoi në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni. Muzikanti planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë para se të binte në gjunjë dhe t’i bënte pyetjen.

Kjo shënon fejesën e parë të Kardashian, por ajo ka tre fëmijë: Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 6, me ish-partnerin, Scott Disick.

Kourteny Kardashian me të dashurin Travis Barker

Ndërsa, Barker ishte martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008.

Motra e Kourtney, Kim Kardashian ndau një video të çiftit në Twitter, duke shkruar “Kravis përgjithmonë”.

Mike Fried, tha se Travis ka blerë unazën më gjigante e me diamant në formë ovale.

“Është më e madhe se 15 karat. Duket se është frymëzuar nga Blake Lively. Vlera e kësaj unaze është 1 milion dollar”, u shpreh ai.

Diamanti i Kourtney është një nga çmimet më modeste.

Unaza e diamantit

People konfirmoi lidhjen e Kardashian dhe Barker në janar. Ata e bënë romancën e tyre zyrtare në Instagram në shkurt pas Ditës së Shën Valentinit, kur ylli televiziv ndau një fotografi të çiftit duke u kapur për dore./Insajderi.com