Kourtney Kardashian në 40 vjetorin e saj shpërthen në lot: “Çfarë po bëj me jetën time?”

Kourtney Kardashian në 40 vjetorin e saj shpërthen në lot: “Çfarë po bëj me jetën time?”

Ditën e djeshme u publikua promoja e Keeping Up With The Kardashians, ku Kourtney foli haptazi për gjërat që ndjente tani që po arrin moshën 40 vjeçare.

“Mendoj se kur mbush 40 vjeç, thuajse të bën të analizosh se ku je me jetën tënde. Kjo më jep ankth. Tani që po merrem me “Poosh” (revistën e saj online) thjesht do doja të kisha më shumë kohë. Dua të qaj. Më jep ankth.”- i tregoi ajo Khloes, teksa filloi të përlotej.

Po arsyeja pse ndihet kështu? Kourtney shpjegoi se nuk e di përse, sepse njëkohësisht ajo ka arritur shumë dhe duhet të jetë shumë e lumtur.

“Por s’je e lumtur?”- e pyet Khloe.

“Dua të them, jam e lumtur. Por pastaj thjesht ndonjëherë analizoj ku jam tani në jetë dhe pyes veten “Çfarë dreqin po bëj? Nuk po bëj asgjë gabim, thjesht po jetoj jetën por ndonjëherë bëj budalliqe thjesht për t’u shpërqëndruar që të mos mendoj për gjëra që ndoshta janë më të rëndësishme. Nuk e di, thjesht gjysma ime më thotë “Jetoje jetën, kënaqu.”

Dhe përgjigja e Khloes për të mbështetur të motrën është kjo: “Por nëse kjo të bën të lumtur, atëherë çdo gjë është në rregull me jetën tënde. Po sikur thjesht të shijosh jetën që ke tani? Nëse ti je e lumtur, kjo duhet të ketë rëndësi për të gjithë ne. Por unë vërtet mendoj se shpirti yt nuk është i lumtur. Mendoj se ndihesh e paplotësuar dhe prandaj je e frikësuar.”