Krahas Beartit, Enca zgjodhi një model serb në klipin e saj

Krahas Beartit, Enca zgjodhi një model serb në klipin e saj

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Enca Haxhia, ditën e djeshme (e shtunë) ka publikuar klipin dhe projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”, shkruan Insajderi.

Protagonist kryesor në video ishte modeli dhe konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, ku në klip shfaqet në skena të nxehta më këngëtarën në fjalë.

Ndërsa krahas tij vëmendje të madhe mori edhe një tjetër djalosh që Enca  përzgjodhi si protagonist në klipin e saj.

Fjala është për një model serb të quajtur, Stefan Stojanoviç.

Sidoqoftë, projekti për vetëm disa orë ka arritur të kalojë shifrën e 300 mijë klikimeve në YouTube.

Kënga ka bërë bujë dhe tanimë është shpërndarë gjithandej edhe në rrjete sociale./Insajderi.com