Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka vendosur për themelimin e Komisionit hetimor për energjinë elektrike.
‘’Sot, në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia! U ruajt kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikëqyrje të punës së Qeverisë’’ ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit themelimi i komisionit do ti përgjigjet secilës pyetje dhe sqarim të secilit vendim të Qeverisë.
‘’Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës e me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend’’ ka thënë Krasniqi.
Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë ka shtuar Krasniqi.