Këtë 27 dhjetor, në Dubai u mbajt eventi “Globe Soccer Awards 2020”, mrëmbjë kjo që i kushtohet yjeve të futbollit, duke i nderuar me çmime, njofton Insajderi.
Cristiano Ronaldo u shpall “Lojtari më i mirë i shekullit”, dhe krah tij sigurisht ishte edhe e dashura e tij, Georgina Rodrigues që u shfaq plot glamur.
Bukuroshja argjentinase kishte zgjedhur në fustan të kuq me fije shkëlqyese të gjatë deri te kyçet e këmbëve dhe i qarë nga njëra anë. Pjesa e mësipërme e fustanit me shirita ‘spageti’ përqafonte bukur bustin e saj.
View this post on Instagram
Edhe kësaj here, pamjen e saj ia kishte besuar tërësisht kreatores ferizajase, Lia Stublla.
Kjo nuk është aspak e habitshme për faktin se nuk është hera e parë që modelja bashkëpunon me kreatoren kosovare.
Lia ishte krijuesja e një prej fustaneve të Georginës në festivalin e Filmit në Venecia në shtator të 2020.
Gjithashut edhe në Sanremo, që u mbajt në shkurt të këtij viti ajo u shfaq me dy fustane të stilistes shqiptare, një në ngjyrë të bardhë dhe një në ngjyrë ari.
Po ashtu në një event në Shangai, ajo zgjodhi një fustan kadifeje, edhe ky i krijuar nga Stublla. /Insajderi.com