
Getoar Selimi ka zbuluar publikisht anëtarin më të ri të familjes!
Bëhet fjalë për Krenar Çoçaj, të dashurin e shumëpërfolur të moderatores Luana Vjollca. Reperi kosovar ka shpërndarë një foto bardhë e zi në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet krahas kunatit të tij Krenar Çoçaj, duke buzëqeshur buzë liqenit Como në Itali.
Dy kunetërit ishin të ftuar me partneret e tyre, në kurorëzimin e dashurisë të Sara Hoxhës me Ledion Liçon në Itali.
Mesa duket, Geti dhe Krenari kanë lënë pas problemet e së shkuarës për hir të familjes.
Në vitin 2012, Ledri Vula akuzoi Krenarin se e kishte sulmuar, pasi i kishte zënë rrugën me makinë.
Sipas Ledrit, Krenari së bashku me një tjetër person e goditën me hekur në shpinë dhe në kokë. Dëshmitar i këtij sherri ishte reperi Getoar Selimi, i cili dëshmoi kundër Krenar Çoçaj, në Gjykatë.