Kresha ka një kërkesë serioze për tifozët e Kosovës, kur do të luhet ndeshja mes Kosovës e Anglisë

Kresha ka një kërkesë serioze për tifozët e Kosovës, kur do të luhet ndeshja mes Kosovës e Anglisë

S’është hera parë që tregon se është i zjarrtë pas futbollit.

Reperi shqiptar nga Kosova, MC Kresha ka treguar në emisionin ‘Review’ me Nora Haxhën që futbollin e do po aq sa muzikën.

SHIKO > Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat

Ai madje ka pasur edhe një mesazh për të gjithë tifozët që do të shkojnë ta shohin nga afër ndeshjen mes Kosovës e Anglisë.

Na kemi me luajt kundër Anglisë. I ftoj të gjithë shqiptarët me u bashkëngjitë, me kallëzu kulturë sportive, mos me dal e me i dhënë hije të keqe futbollit, qysh i kanë dhënë hije të keqe futbollit, shumë prej komshillëkut tonë këndej nëpër Ballkan.

Tek ne është jetike, që kur të vije Anglia për të luajtur kundër Kosovës, me iu tregu lojtarëve të Anglisë që ne i duam ata dhe është një nder i madh për Republikën e Kosovës me luajt kundër Anglisë,” – ka thënë MC Kresha në ‘Review’ këtë të shtune.

Emisioni “Review” është prodhim i gazetës online “Insajderi” dhe transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10.

Më poshtë e gjeni emisionin e plotë. / © Review /

 

REVIEW / Intervista më e ‘djegstë’ ndonjëherë – i ftuar, MC Kresha