Krimineli më i bukur në botë bën shqiponjën me duar

Krimineli më i bukur në botë bën shqiponjën me duar

Jeremy Meeks është cilësuar si krimineli më seksi në botë, pasi fotoja e tij në rajonin e policisë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve falë tipareve të tij të bukura.

Jeremy ka korrur sukses të madh në modeling dhe është kthyer në një ndër figurat më të njohura e të kërkuara.

Teksa ndodhej në Zvicër për promovimin e parfumeve të një dyqani, modeli ka takuar me një shqiptar i cili i ka mësuar të bëjë shqiponjën me duar dhe fotoja e tyre ka bërë xhiron e rrjetit.

Dy djemtë shfaqen në foto me duart e bashkuara, të cilat kanë formuar simbolin e shqiponjës.

Kujtojmë se Jeremy ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, megjithatë e la bashkëshorten e tij për vajzën e një biznesmeni milioner britanik, Chloe Green.