Kris Jenner akuzohet për ngacmim seksual

Kris Jenner akuzohet për ngacmim seksual

Kris Jenner është akuzuar për ngacmim seksual nga ish-roja e saj e sigurisë, diçka që ajo e mohon të ketë ndodhur ndonjëherë, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.

Ish-punonjësi bëri një numër akuzash kundër Jenner në një proces të ri gjyqësor – duke përfshirë ngacmimin seksual, diskriminimin racor dhe gjinor dhe pushimin e padrejtë nga puna – i cili gjithashtu rendit vajzën e madhe të Jenner Kourtney Kardashian si të pandehur.

David Shield Security, kompania private e sigurisë për të cilën ish-roja punoi, gjithashtu po paditet.

Në dokumentet gjyqësore të marra nga PEOPLE, ish-truproja, i cili e identifikon veten si një njeri me ngjyrë  me emrin Marc McWilliams, pretendon se Jenner “filloi një model sjelljeje që përfshinte kontakte fizike jo-konsensuale me [McWilliams] të një natyre të papërshtatshme dhe seksuale”.

Ai pretendon se Jenner bëri komente seksuale në lidhje me pamjen e tij fizike dhe pyeti për “aktivitetet e tij seksuale”.

Avokati i Jenner, Marty Singer, mohoi pretendimet e McWilliams në një deklaratë për PEOPLE, duke thënë: “Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian fuqimisht mohojnë pretendimet krejtësisht të rreme të bëra nga ish-roja i sigurisë Marc McWilliams”. /Insajderi.com