Kristen Stewart ishte infektuar me COVID-19 e këtë e rrëfeu një tjetër aktore

Kristen Stewart ishte infektuar me COVID-19 e këtë e rrëfeu një tjetër aktore

Komedia e Hulu që mbanë titullin “Happiest Season”, do të lansohet gjatë festave të fund vitit dhe xhirimet ishin bërë këtë shkurt në Pittsburgh, aso kohe kur pandemia e Coronavirus-it kishte zënë të përhapej në Amerikë, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

Sipas, aktores Aubrey Plaza, shumë nga anëtarët e ekipit përfshirë këtu edhe Kristen Stewart, u sëmurën me  virusin.

“Covid ishte në mesin tonë, Kristen u sëmur”, rrëfeu aktorja për Stephen Colbert, duke shtuar se askush nga ekipi nuk e dinte se ishin sëmurë nga virusi vdekjeprurës që do shkaktonte një pandemi globale.

Por lajmi se Kristen ishte sëmurë, ishte ajo që kapi vëmendjen e Colbert.

“A është ky lajm? Sapo dhamë një lajm ekskluziv?”, pyeti Colbert. “A dinë njerëzit se ajo ishte sëmurë?”

“Oh, kërkoj ndjesë”, u përgjigj Plaza, të cilës një habi i kishte përshkruar fytyrën kur kuptoi se çfarë kishe zbuluar.

“Dua që kjo të jetë lajm, ekskluzive është siç e quajmë në”, tha Colbert.

“Edhe mund të jetë”, u përgjigj Plaza.

Deri në këtë pikë, Stewart nuk ka folur publikisht për kontraktimin e virusit. /Insajderi.com