Kristen Stewart thotë se historia e princeshës Diana është një prej më të trishtuarave

Kristen Stewart thotë se historia e princeshës Diana është një prej më të trishtuarave

Kristen Stewart ka hapur zemrën e saj për të ndjerën Diana, princeshën e Wales përpara se ta portretizojë atë në një film të ardhshëm.

Spencer do të përshkruaj ngjarjet e një fundjave në fillim të viteve 1990, kur Diana bëri përpjekjet e fundit për të shpëtuar martesën e saj me princin Charles dhe erdhi në përfundim që ajo po dështonte.

Kristen, 30 vjeç, do të luaj rolin kryesor dhe tha që sipas saj, historia e Diana’s, është “një nga më të trishtueshmet që ekziston”.

Filmi është planifikuar të nis produksionin fillimit të janarit, ndërsa Kristen është duke hulumtuar për rolin.

Ylli, e cila u bë një emër i njohur me filmin Twilight, tha për InStyle: “Theksi i saj është frikësues sepse njerëzit e dinë atë zë, dhe është kaq, kaq i veçantë”.

“Unë jam duke punuar që tani dhe tashmë kam trajnerin tim të dialektit. Për sa i përket hulumtimit, kam marrë dy biografi për të dhe do të analizoj gjithë materialin para se të shkoj të bëj filmin”.

“Është një nga historitë më të trishtueshme që ka ekzistuar ndonjëherë, unë nuk dua ta luaj thjesht Dianën – dua ta njoh në mënyrë implicite. Unë nuk kam qenë kaq e ngazëllyer për të luajtur ndonjë rol, për shumë kohë”.

Diana u vra në një aksident të tmerrshëm makine në Paris në orët e para të 31 gushtit 1997.

Ajo kishte nënshkruar letrat e divorcit nga Princi Charles një vit më parë./Insajderi.com

Burimi: Mirror