Kate Middleton dhe Princi William janë akuzuar për thyerjen e rregullave të bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ata u fotografuan në një shëtitje në natyrë me Princin Edward dhe Sophie, konteshën e familjes së Wessex, shkruan Marie Claire, transmeton Insajderi.
Kate, William dhe fëmijët Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, së bashku me Edward, Sophie dhe fëmijët Lady Louise dhe James, Viscount Severn, u panë duke vizituar Luminate, një shteg i ndriçuar i pyjeve, në Estate Sandringham të Mbretëreshës në Norfolk të dielën.
Në fotot e publikuara nga Daily Mail, mbretërit shihen duke ecur në shteg si një grup prej nëntë vetash. Britania e Madhe aktualisht është nën një sistem të niveleve të rregullave të bllokimit, me Norfolk në nivelin e dytë; nën këtë shtresë, njerëzit nga familje të ndryshme mund të takohen jashtë në grupe jo më shumë se gjashtë.
“Ata ishin duke shkelur qartë rregullat e Covid, për mendimin tim, sepse ishin nëntë prej tyre nga dy familje të ndara. padyshim që të gjithë po kalonin një mbrëmje argëtuese. Mund të thuash që të rinjtë mbretërorë po kalonin shumë mirë”, tha një vizitor që ishte prezent aty per Daily Mail.
Një burim mbretëror, megjithatë, mohoi që familjet po shëtisnin në pyll si një grup prej nëntë vetash dhe tha që çdo kontakt ishte i rastësishëm. /Insajderi.com