Imazhe nga libri i fotografive, me titull “Çfarë unë shoh”, të djalit të David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, janë publikuar dhe siç duket jo të gjithë janë fansa.
Njerëzit kanë ndarë mendimet e tyre në rrjetet sociale, duke dhënë kritika sidomos për titujt, shkruan The Independent.
Në njërën faqe, ngjitur me një foto të një elefanti nën hije, titulli thotë: “Elefantët në Keni. Shumë vështirë për tu fotografuar, por të mahnitshëm për tu parë”.
Në faqen tjetër, ngjitur me një foto të turbullt të një grumbulli njerëzish në restorant, 17-vjeçari ka shkruar: “Darkë. Më pëlqen kjo foto – është jashtë fokusit por mund të tregosh se po ndodhin shumë gjëra”.
Alice Jones, redaktore e artit në “i Paper” ka postuar një faqe të librit, i cili ka çmimin 16.99 funte, dhe ka shkruar: “Fanse e madhe e fotove të tmerrshme dhe titujve edhe më të tmerrshëm të Brooklyn Bechkamit”.
Përderisa shumë fansa janë munduar që ta mbrojnë duke thënë se ai është “vetëm një fëmijë duke u kënaqur me kamerën e tij”, por kundërpërgjigje ndaj këtyre ka qenë se pak fëmijëve do t’u ofrohej një kontratë libri me “Peguin Books”.
Fotografi i modër, Chris Floyd, ka thënë se kërcimi i Brooklynit në profesionalizëm “shkon në kundërshtim me gjithçka që prindërit e tij përfaqësojnë”.
Ai ka thënë se prindërit e tij, David dhe Victoria, kanë punuar vet për suksesin e tyre, dhe kanë arritur majat nga asgjë. Ndërsa për rastin e Brooklynit, ai thotë se kjo është thjeshtë nepotizëm. /Insajderi.com