Tom Hanks dhe Rita Wilson janë zyrtarisht qytetarë të Greqisë, njoftoi kryeministri i vendit, dhe kjo u prit nga kritika të shumta, shkruan USA Today, transmeton Insajderi.
Mirëpo, Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis u kritikua nga një parti opozitare për përdorimin e një helikopteri ushtarak gjatë një udhëtimi për të festuar me çiftin e famshëm.
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas i tha të hënën Associated Press se Kryeministri dhe gruaja e tij kishin përdorur një fluturim komercial të shtunën për të udhëtuar në ishullin e Paros, dhe më pas udhëtuan për në Antiparos afër, ku Hanks dhe Ëilson kanë një shtëpi pushimi. Më pas ata përdorën një helikopter ushtarak për një udhëtim në teatrin antik të Epidaurus të dielën për të parë një shfaqje të një tragjedie antike.
Partia e majtë e opozitës akuzoi kryeministrin se përdor helikopterët ushtarakë të Greqisë si një “taksi radio personale”. Petsas argumentoi që Mitsotakis po kryente detyrat e tij si kryeministër duke marrë pjesë në një “ngjarje të rëndësishme kulturore”. As Petsas dhe Siriza nuk iu referuan Hanks me emër.
Greqia i ofroi nënshtetësi Hanks, Wilson dhe dy fëmijëve të tyre, në njohje të ndihmës së familjes në mbledhjen e fondeve për viktimat e një zjarri vdekjeprurës pranë Athinës në vitin 2018. /Insajderi.com