
Kur Beart Rexhepi debutoi në “Për’puthen”, para se të niste të fliste e të tregonte për vete, ai së pari herë na prezantoi tatuazhet dhe muskujt e tij. Pastaj na e tha emrin dhe nga vjen.
Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram ai ndau një video e cila ishte realizuar 4 vjet më parë, dhe dokumentonte fillimet e Beartit në palestër. Në trupin e tij nuk vërehej asnjë gdhendje bojë në lëkurë, njofton Insajderi.
Videoja ishte e tipit para dhe pas: së pari paraqitet një Beart me një fizik më të brishtë, pastaj Bearti siç e njohim sot me të gjithë muskujt dhe tatuazhet.
Kujtojmë, se ish-konkurrenti i ka dhënë fund lidhjes shumë të bujshme me Tea Trifonin, kur u kthyen nga një udhëtim në Stamboll. /Insajderi.com