Ka shumë produkte të bukurisë, që janë krijuar vetëm për komercionalizëm, dhe në fakt nuk" />

Kujdesi për lëkurën: Çfarë përdorin të famshmet në vend të produkteve të shtrenjta?

Kujdesi për lëkurën: Çfarë përdorin të famshmet në vend të produkteve të shtrenjta?

Ka shumë produkte të bukurisë, që janë krijuar vetëm për komercionalizëm, dhe në fakt nuk ju bëjnë asnjë nder.

Në fakt, për trajtime të bukurisë, nuk duhet të shikoni më larg se kabinetët e kuzhinës dhe të merrni shishen e vaji të ullirit.

Sophia Loren e cila është plakur me shumë hijeshi dhe u votua personi më i bukur natyrisht në botë në moshën 71 vjeçare, betohet në banjat e saj me vaj ulliri të virgjër. Aktorja e bukur nuk është e vetmja që ka integruar këtë vaj në rutinën e saj të bukurisë.

Gjithashtu, edhe Jennifer Lopez ia atribuon pamjen e saj rinore të gjithën përdorimit të vajit të ullirit.

Emma Stone, Julia Roberts, Miranda Kerr dhe shumë të famshme të tjera përdorin këtë përbërës të përballueshëm dhe lehtësisht të disponueshëm edhe kur po bëhen gati për mbrëmje glamuroze të tapetit të kuq, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Çfarë efekte të mira ka ky vaj?

Qetëson lëkurën e ndjeshme.

Vaji i ullirit ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ju ndihmon për lëkurën delikate që irritohet lehtë. Falë vetive të tij antibakteriale mund të parandalojë aknet ndërsa hidraton dhe ushqen lëkurën tuaj.

Emma Stone, e cila ka zbuluar se ka lëkurë të prirur ndaj alergjive, thotë se gjithmonë ka një shishe vaj ulliri në lavaman. “Jam alergjike ndaj shumë gjërave, kështu që në të vërtetë mund të përdor vetëm produkte me një përbërës të vetëm”, thotë aktorja e La La Land.

Hidraton lëkurën e thatë.

Kur lëkura e saj është e etur, Stone përdor gjithashtu vaj ulliri për ta mbajtur atë të hidratuar. Aktorja rrëfen se rutina e saj e kujdesit për lëkurën ndryshon vazhdimisht. “Gjëja që më pëlqen më shumë janë vetëm vajrat e pastër – vaj ulliri, vaj argan, vaj fara rrushi, vaj kokosi”, thotë ajo.

Meqenëse vaji i ullirit mund të ndihmojë në bllokimin e lagështisë, ai mund të përdoret si një krem hidratues për lëkurë të thatë dhe delikate. Sidoqoftë, duhet të zbatohet në mënyrë të moderuar, pasi vaji i tepërt mund t’i bllokojë poret.

Shërben si losion për gjithë trupin.

Vaji i ullirit lehtë mund të zëvendësojë shumë kremra të shtrenjta për trupin. Kylie Jenner gjithashtu rrëfen se është adhuruese e vajit të ullirit dhe i pëlqen ta përdorë për të lyer trupin pas dushit.

Forcon thonjtë tuaj.

Ndërsa vaji i ullirit mund të ndihmojë lëkurën tuaj në shumë mënyra, ai gjithashtu mund të përmirësojë strukturën e thonjve tuaj. Për shkak se vaji i ullirit përmban vitaminë E, bën që thonjtë tuaj të rriten më shpejt duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Në fakt, Julia Roberts e përdor këtë metodë për të riparuar thonjtë e saj. Ajo përzien disa pika vaj me ujë të ngrohtë, aplikon përzierjen në thonjtë e saj dhe e lë të veprojë për rreth gjysmë ore.  /Insajderi.com