Kujt ia dedikoi këngën “Hajt, hajt” – flet Butrint Imeri

Kujt ia dedikoi këngën “Hajt, hajt” – flet Butrint Imeri

Këngëtari i njohur Butrint Imeri, përmes rrjetit social Instagram, ka treguar se nesër në ora 14:00 do të publikohet kënga e tij e re e quajtur “Hajt Hajt”.

Imeri ka shkruar se ky është projekti të cilin e ka pritur me padurim e të cilit i ka kushtuar më së shumti kohë.

“…projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga kangët tjera që i kam sjellë.” shkroi ai, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shkruar se për këtë këngë ka bashkëpunuar me BigBang Beats, ndërsa videoklipin ia ka realizuar produksioni entermedia.

Ai në fund, ka uruar të gjithëve një verë me diell dhe me sa më shumë hite shqiptare.

“Shpresoj që kena me e kalu një super verë, me shumë diell dhe me hitet shqiptare” shkroi Imeri në Instagram.