Këngëtarja dhe modelja e njohur, Aferdita Dreshaj është duke i shijuar pushimet me motrën dhe shoqet e saj në Miami.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aferdita ku ka sjell disa fotografi nga pushimet atje.
Ajo çka bie në sy është fiziku i saj i formuar edhe pse është bërë nënë tash e disa muaj.
Ajo ka ndarë disa fotografi më bikini ku ka shkruar “po më mungon Sky”, duke ju referuar djalit të saj, e si duket për të është duke u përkujdesur babai i tij.
Afërdita dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti.
Këngëtarja prej vitesh është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com