Kujtimet e këqija të fëmijërisë të princeshës Diana kanë pasur ndikim në djemtë e saj

Kujtimet e këqija të fëmijërisë të princeshës Diana kanë pasur ndikim në djemtë e saj

Princesha Diana e quajtuar “thë Princess of Hearts”, ishte një ikonë globale për shkak të punës së saj humanitare, stilit unik dhe mbi të gjitha për të qenit një nënë e devotshme.

Një dokumentar për jetën e saj “Diana, a Mother’s Love” që u shfaq në C5 këtë javë, tregon se si Princesha e Wales ka bërë revulucion në rritjen e fëmijëve në kontekstin e të qenit pjesë e familjes mbretërore.

“Diana e ndryshoi krejtësisht amësinë mbretërore,” thotë gazetarja Roya Nikkhah. “Ajo i dha përparësi amësisë, para monarkisë dhe të gjitha nënat e ardhshme mbretërore duhen ta falenderojnë për këtë.”

Mirëpo princesha tragjike kishte përjetuar vetë një fëmijëri të palumtur si rezultat i divorcit të prindërve të saj aristokrat kur ishte fëmijë. Këto kujtime e shtynë atë të bëhej një prind më i mirë.

“Diana thoshta se ajo do i mbulojë fëmijët me dashuri dhe përqafime sepse nuk e përjetoi kurrë këtë vetë,” thotë korrespondentja e familjes mbretërore Jennie Bond.

Prej fillimi ajo refuzoi protokollin mbretëror për të pasur dado. Ajo institonte të përkujdesej vetë për fëmijët e saj.

“Diana i ushqente vetë fëmijët e saj, i vinte në gjumë dhe ishte model për të qenit nënë moderne,” thotë historiani Piers Brendon./Insajderi.com