Kult filmi “Dirty Dancing” do të ketë një pjesë të dytë

Kult filmi “Dirty Dancing” do të ketë një pjesë të dytë

Sipas producentëve të studios Lionsgate ka thënë se një vazhdim i filmit “Dirty Dancing  do të ndodh së shpejti.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe CEO i kësaj studio Jon Felthheimer, duke iu referuar si sekreti më i shprëndarë në Hollywood.

“Do të jetë filmi romantik dhe nostalgjik që e prisnin adhuruesit dhe që ka shitur më së shumti libra në historinë e kompanisë, tha ai.

Në filmin e vitit 1987, aktorë në role kryesore ishin Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, në rolet e instruktorit të vallëzimit Johnny Castle dhe pasanikes Frances “Baby” Houseman që dashurohen në një hotel pushimesh verore.

Jennifer Grey do të luajë në film dhe do të jetë producente, përderisa Swayze ka vdekur në vitin 2009 nga kanceri i pankreasit.

Filmi origjinal ka nxitur projekte tjera me subjekt të njejtë : Një serial televiziv dhe një film me emrin e njejtë dhe një mjuzikëll në vitin 2014 “Dirty Dancing: Havana Nights”./Insajderi.com