Kunata si Gigi dhe Dua, vajzat veshin rrobat e njëra-tjetrës

Kunata si Gigi dhe Dua, vajzat veshin rrobat e njëra-tjetrës

Gigi Hadid dhe Dua Lipa, kunata, me shumë mundësi fusin duart nëpër garderobat e njëra-tjetrës. Të dielën, të dyja vajzat u panë në New York me të njëjtën kanotierë të shkurtër Orseund Iris.

Dua Lipa e veshi e para në mëngjes. E kombinoi me tuta të zeza, pardesy rozë dhe atlete Prada.

Të njëjtën ditë, po në darkë, Gigi Hadid doli me të dashurin Zayn Malik veshur me kanotierën në fjalë, pantallona me vija, pardesy sateni dhe shumë varëse.

Përveç kanotierës, të dyja vajzat mbajtën të njëjtën çantë: Wangloc nga Alexander Wang.

Ka mundësi që t’i kenë planifikuar veshjet gjatë ditëlindjes së 56 të Yolanda Hadid, të shtunën mbrëma. Anëar ftoi Duan, ndërsa Gigi ftoi Zayn.