Kunati i Meghan Markle ndodhet në burg për akuzat e dhunës ndaj gruas së tij

Kunati i Meghan Markle ndodhet në burg për akuzat e dhunës ndaj gruas së tij

Kunati i Meghan Markle është akuzuar se goditi në fytyrë gruan e tij që ndodhet në karrocë, motrën e Dukeshës së Sussex, pasi ajo i kërkoi ndihmë në përdorimin e tualetit, sipas një raporti.

Mark Phillips, 62 vjeç, u akuzua për dhunë në familje për dyshimin se kishte goditur Samantha Markle në shtëpinë e tyre në Lakeland, Florida, në 14 Dhjetor pasi ajo i kërkoi atij që ta ndihmonte të dilte nga tualeti natën vonë, njoftoi Daily Mail.

Phillips u dërgua në burgun e Polk County, ditën e sulmit të pretenduar dhe u la i lirë në pritje të një gjykimi, sipas medias, e cila citoi një deklaratë betimi që kishte marrë.

Samantha, 56, i tha policisë se burri i saj, i cili punon në pastrimin e njësisë së magazinimit, e kishte goditur në fytyrë, raportoi Daily Mail./Insajderi.com

Page Six