Kur adhuron Yll Limanin aq shumë sa që i kushton një libër

Kur adhuron Yll Limanin aq shumë sa që i kushton një libër

Një nga adhurueset e Yll Limanit, sapo ka shkruar një libër. Libri që mban titullin “Shpirti i një artisti”, shkruar nga Adelina Xhaferi, i kushtohet i gjithi këngëtarit, njofton Insajderi.

Lajmin për librin e parë të autores së re, e dha vetë Ylli me anë të një postimi në Instagram, ku ndau disa imazhe nga librit dhe një fotografi të Xhaferit.

“Adelina Xhaferi sapo ka publiku librin e saj të parë, “Shpirti i një artisti” për mu. Faleminderit nga zemra”, shkruan Ylli në postimin e tij në Instagram.

I ngazëllyer për librin, Ylli shfrytëzoi rastin që t’i falënderonte të gjithë entuziastët e muzikës së tij që janë frymëzim pa fund për të.

“S’kom mjaftushëm “faleminderit” për krejt juve që m’jepni dashni & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika jem sadopak ju inspiron & motivon, osht gëzimi ma i madh i jetës tem. Ju dua”, shkruan Ylli në një tjetër postim. /Insajderi.com