Kur bashkëpunimi mes motrave kthehen në hite

Kur bashkëpunimi mes motrave kthehen në hite

Kur dy motra të talentuara bëhen bashkë sjellin jo vetëm gjëra të bukura por i vënë flakën një videoklipi.

Era Istrefi dhe Nora Istrefi sollën bashkëpunimin e tyre “Nuk e di” të cilin ndjekësit dhe fansat po e prisnin prej kohësh. Dihej që motrat Istrefi do i mendonin gjërat deri në detaje për të sjellë diçka ndryshe dhe një këngë e videoklip që do ishte “fiksimi” i momentit.

Era dhe Nora

Sigurisht që shembulli më i freskët i momentit janë Era dhe Nora. Të dyja motrat veçmas kanë sukses dhe me mijëra fansa që i duan por kur ato bëhen bashkë ky numër shumëfishohet. Si Era si Nora konsiderohen si ndër vajzat më të pashme, seksi të ekranit dhe që çfarëdo gjëje të bëjnë e marrin vëmendjen e publikut. Sigurisht që me një bashkëpunim mes tyre projekti do të kishte shumë më shumë kuriozitet për t’u parë. “Nuk e di” është një këngë e bukur por edhe një klip që ta ka qejfi ta shohësh. Era dhe Nora janë më në formë se kurrë, seksi, provokative, tërheqëse e shumë e shumë mbiemra të tjerë.

Marina dhe  Luana Vjollca

Sigurisht që kësaj liste nuk mund ti mungonin dy motrat Vjollca. Do thoni ju Luanën e dimë që është këngëtare, por Marina? Në fakt për ju që e keni harruar Marina ka qenë pjesë e një videoklipi ku nuk ka kënduar por është shfaqur në të. Bëhet fjalë për “Luanët” bashkëpunimin e motrës së saj Luana Vjollca me DJ Blunt dhe Real One.

Motrat Vjollca le të themi se kur bëhen bashkë gjejnë mënyrën e duhur për të tërhequr vëmendjen. E mbani mend skenën e Marinës “motorristes” së klipit? Nëse jo rikujtohuni duke parë videon.

Inis dhe Ingrid Gjoni

Epo në kohët kur nuk ishin as motrat Vjollca e as motrat Istrefit ishin vitet e motrave Gjoni. Inis dhe Ingrid dy personazhe që edhe sot i kanë fansat të shumtë kanë bërë dikur një videoklip në të cilin i këndonin një djali që flirtonte njëkohësisht me dy motra. Njëra më seksi se tjetra, njëra më e bukur se tjetra, “I ziu ti” ishte videoklipi dhe bashkëpunimi i parë i motrave që jo vetëm atëherë por edhe sot vazhdojnë të thyejnë zemra.

Zanfina dhe Adelina Ismajli

A ka njeri që nuk e di përmendësh bashkëpunimin e motrave Ismajli “Dy motra një frajer”? Ato që të dyja, veçmas apo bashkë kanë bërë histori në muzikën shqiptare si vajza të guximshme në skenë. Motrat Ismajli kanë qenë ndër të parat që kanë guxuar të “zhvishen” në skenë, të bëjnë diçka ndryshe dhe të sfidojnë mentalitetin dhe stilin “tvsh”(siç e quajmë shpesh) të këngëtarëve. Edhe sot ato vlerësohen dhe mbahen si ndër gratë më seksi dhe të guximshme që veçmas por akoma më shumë bashkë ia “vënë flakën” një videoklipi.