Kur zëri i Donald Trump u refuzua nga “The Simpsons”

Kur zëri i Donald Trump u refuzua nga “The Simpsons”

Producenti ekzekutiv i “The Simpson”, Al Jean, është pyetur në një panel nëse gjatë bërjes së serialit kanë refuzuar ndonjë të famshëm që donte të merrte pjesë duke ua huazuar zërin për ndonjë karakter filmik.

Ai pauzoi për një moment pasi kishte dëgjuar pyetjen, raporton Wrap, dhe është përgjigjur: “Të themi se ai është presidenti i SHBA-së”

Pra, producentët e “The Simpson” kanë refuzuar Donald Trumpin, tanimë president i SHBA-së, kur ai kishte kërkuar të shfaqej si mysafir në serialin e famshëm të animuar.

Krijuesit e “The Sipmson kishin parashikuar që Trump do të bëhej president më shumë se 16 vite më parë, por vetëm si paralajmërim ndaj amerikanëve.

Në një episod të vitit 2000, Lisa bëhet presidente e SHBA-së, pas “presidentit Trump”.

“Kemi trashëguar një shtypje mjaft të madhe të buxhetit nga presidenti Trump”, thotë ajo e ulur në zyrën ovale.

Krijuesit vetëm se ishin munduar të tregonin një vizion të shtetit teksa “po çmendet”, dhe me këtë ia kanë qëlluar. /Insajderi.com