Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore

Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore
Burimi i fotografisë: Christopher Polk / Getty Images

Kur Anne Hathaway përfundoi mbrëmjen e “Oscar” në vitin 2013, me një çmim prestigjioz për ta dërguar në shtëpi, ajo nuk u ndje ashtu siç e kishte menduar, njofton Insjaderi.

“Supozohet të jesh e lumtur. Nuk u ndjeva ashtu”, tha ajo në një intervistë për The Sun. “Më dukej gabim, që po qëndroja aty me një fustan që kushton me shumë se sa një njeri mund të fitojë gjatë gjithë jetës, duke pranuar një çmim që fitova për rolin që portretizon dhimbjen, diçka që është akoma pjesë e eksperiencës sonë kolektive si qenie njerëzore”.

Aktorja, tani 38 vjeçare, pranoi çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse pas performancës së saj si Fantine në muzikalin e drejtuar nga Tom Hooper, “Les Miserables” të vitit 2012.

Pavarësisht suksesit të saj, një valë kritikash drejtuar aktores u përhap me shpejtësi në internet. Njerëzit veçuan gjithçka, nga fustani i saj Prada deri tek fjalimi i saj i pranimit.

“Nuk dua të rikujtoj të shkuarën, por i gjithë interneti u kthyen kundër meje”, tha ajo. “Ishte një gjë shumë e mirë për mua”.

Në retroperspektivë, aktorja tha se ndihej jashtëzakonisht e fuqizuar nga situata.

“Kështu që, çka mund të them është se kur gjërat shkojnë për dreq mos kini frikë. Përshtatuni”. /Insajderi.com