‘Kur të shoh ty e dashura më duket si burrë’, Rike Roçi e shan keq fansin

‘Kur të shoh ty e dashura më duket si burrë’, Rike Roçi e shan keq fansin

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Rike Roçi, që pas pjesëmarrjes së saj në reality shown e njohur u bë shumë e famshme për publikun dhe komentohet gjithmonë në media.

Ajo ka tërhequr që në fillim vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj dhe është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku fansat nuk ngurrojnë ta komplimentojnë. Së fundmi, bukuroshja shqiptare i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory, mirëpo njëri prej tyre i bëri një koment që nuk u prit aspak mirë nga Rike.

“Të betohem në zot që kur të shoh ty e dashura ime më duket si burrë”, i shkruan ai, ndërkohë që Rike ka publikuar një foto me gishtin e mesit dhe ka shkruar: “Mjere ajo që ka një legen si puna jote që nuk di ta vlerësojë”.