Kur të vie në jetë, bebi do ta ndihmojë këngëtaren në përzgjedhjen e emrit

Kur të vie në jetë, bebi do ta ndihmojë këngëtaren në përzgjedhjen e emrit

Këngëtarja e famshme amerikane, Katy Perry ka zbuluar metodën e saj të pazakontë që do ta përdorë kur të jetë koha për emrin e bebit të saj.

Ajo do të sjellë në jetë një vajzë në fund të këtij viti. Cifti, Katy Perry dhe Orlando Bloom shumë shpejt do të bëhen prindër.

Katy Perry's pregnancy: Singer having 'ups and downs' with Orlando ...

Ndërsa shumë prindër kanë diskutimë të gjata, zënka e më pas rekomandimë nga vjehërritë, ky si duket nuk do të jetë fare problem në shtëpinë e Perry dhe Bloom.

Kjo sepse, prindërit nuk do të jenë ata që do të zgjedhin emrin e vajzës së tyre.

E ftuar në shfaqjen radiofonike amerikane, Karson and Kennedy, këngëtarja zbuloi se e porsalindura do të zgjedhë emrin e saj nga një listë që ajo dhe Bloom kanë formuluar.

Pra do të jetë një listë ku bebja do të zgjedhë emrin e saj…

“Ende nuk kemi zgjedhur një emër për të, por në kemi disa opsione dhe ajo do na tregojë vetë”, tha Perry në intervistë, duke vazhduar, “Do ta shoh atë, dhe do them emrat, dhe e di se njëri do i përshtatet”. /Insajderi.com