Tashmë aktori i famshëm John Legend ka sy vetëm për një grua – por që kjo nuk ka qenë gjithnjë cështja.
Duke folur me Dax Shepard në podcast-in e tij, këngëtari i “All of Me”, 41 vjeçar, foli hapur për lidhjet e tij të kaluara, duke pranuar se ai kishte tradhtuar partneret e mëparshme.
“Unë mendoj se po, kam ka tradhtuar, në vitet e 20-ta”, tha Legend “Unë mendoj se ajo që ndodhi për mua personalisht është fakti se përjetova shumë gjëra si adoleshent, isha 2 vjet më i vogël se gjenerata ime në gjimnaz dhe thjesht nuk pata asnjë eksperiencë me vajza”.
“Dhe kur fillova të merrja vëmendje, ishte diçka e re për mua”, shtoi ai.
E gjitha u intensifikua kur ai arriti famë të madhe deri në vitin kur u takua me Chrissy Teigen më të cilën u martua në vitin 2007.
“Por në një moment të caktuar të jetës e kupton që je më i lumtur kur je i sinqertë”, thotë këngëtari duke shtuar, “Dhe je më i lumtur duke qenë besnik dhe i dashuruar në një person të vetëm”. /Insajderi.com