
Kurora plastike e vënë nga Notorious B.I.G, të cilën e mbajti në sesionin e fundit fotografik para vdekjes së tij në vitin 1998 është shitur për 594.750 dollarë, në auksionin e parë të Sotheby, të dedikuar muzikës hip hop.
Kjo kurorë e cila i ka takuar fotografit nga Brooklyn Barron Claiborne, ka kushtuar vetëm 6 dollarë.
Claiborne ka thënë për Neë York Post, se “disa njerëz më kanë thënë që është shumë e ulët. Kjo blerje tregon se sa i fuqishëm është simboli. Gjithmonë kam menduar që Biggie është mbret.”
Në ciklin e këtyre auksioneve përshihen veshje të Drake, Salt-N-Pepa gjatë periudhës “Push It”, aksesorë nga Dr Dre, një vulë nga Wu-Tang Clan dhe një koleksion i letrave të dashurisë së Tupac, kushtuar dashurisë së tij të shkollës së mesme.
Të gjitha këto artikuj janë duke mbledhur shuma mbi 2 milionë dollarë, një pjesë e të cilave do të përdoren për përfitime të programeve të hip hop dhe organizatave jo-fitimprurëse me bazë në NeW York./Insajderi.com
Burimi: Dazed Magazine