Agjenti 007

Kush do e zëvendësojë Daniel Craig në James Bond-in e ardhshëm?

Kush do e zëvendësojë Daniel Craig në James Bond-in e ardhshëm?

Ndërsa data e shfaqjes së filmit të shumë pritur të Daniel Craig ‘No Time to Die’ po zvarritet gjithnjë e më shumë, spekulimet për atë se kush do ta zëvendësojë atë si agjentin 007 në filmin tjetër po rriten.

Midis aktorëve të tjerë, Tom Hardy duket se është favorit për rolin pasi emri i tij ka qenë trend këtë fundjavë pasi dolën raporte të pakonfirmuara që pretendonin se ai do të jetë aktori tjetër për të luajtur James Bond, njofton Insajderi.

Rumours Tom Hardy has been cast in James Bond as Daniel Craig's successor - MyLondon

Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet që edhe aktori Idris Elba do ishte një zgjedhje po aq e shkëlqyer.

Bald Idris Elba doll is mocked online as fans see no similarity - BBC News

Ka pasur spekulime rreth asaj se kush do të zëvendësojë Daniel Craig si 007 që nga viti 2015, kur ai bëri shaka se më parë “priste kyçet e tij” sesa të bënte një tjetër film Bond. /Insajderi.com

Burimi: The News