Këngëtari, Sinan Vllasaliu vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në mbrëmjet muzikore nga publiku shqiptare.
Edhe në këtë verë, sezoni për këngëtarin e njohur del të jetë i ngjeshur ku pothuajse në çdo mbrëmje ka nga një koncert.
Ai në një intervistë në T7, ka tregua për një mashtrim qe ai ka përjetuar.
“Në rrugë në Bullgari më është dashtë 500 marka më i ndërru dhe gjatë numërimit e ka bërë njëfarë triku, dhe na ka dhënë vetëm 20 marka dhe tjerat para të Jugosllavisë më portretin e Titos. Dhe kur i kamë hap ato aq me ka ardhur inati po aq edhe kam qeshë për mënyrën se si jam mashtruar, dhe për mua është një eksperiencë e jetën që kurrë nuk më ka ndodhur më”, ka deklaruar ai.
Ai më tej, ka kërkuar që të gjithë qytetarët që të vaksinohen pasi që sipas tij, në fund do të këtë sanksione për ta.
Në anën tjetër, kënga e fundit e Sinanit është “ Linda Linda” e lansua tre muaj me parë.
Kënga që nga momenti i lansimit numëron mbi gjysmë milionë klikime në platformën Youtube./Insajderi.com