“Kush është Dua Lipa?” – këngëtarja pyet të moshuarit nëse e njohin

“Kush është Dua Lipa?” – këngëtarja pyet të moshuarit nëse e njohin

Dua Lipa zbuloi se sa e famshme është në komunitetit e të moshuarve. Me aq sa pamë, fatkeqësisht jo dhe aq!

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!” Duas iu dha mundësia të realizonte disa intervista virtuale me njerëz të moshuar për të parë se sa e njihnin, njofton Insajderi.

“Shumë fansa të mi janë të rinj, por gjithmonë jam duke u përpjekur të arrij një audiencë më të gjerë, kështu që vendosa t’i afrohem disa të moshuarve. Këta janë njerëz të vërtetë që kam intervistuar në internet. Unë u thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk i thashë se kush isha”, shpjegoi Dua në monologun e saj hyrës.

Në pjesën e titulluar “Kush është Lipa”, këngëtarja 24-vjeçare fillon me një pyetje të përgjithshme në lidhje me muzikën e zhanrit pop, përpara se të fillonte punën e saj.

“A e dini kush është Dua Lipa?”, tha ajo.

Disa nga përgjigjet përfshinin “Kush?”, “A është person?” dhe “Dua Mita?”

Një tjetër person thotë se Dua është “Doobie Brothers” një grup popullor rock nga vitet 1970.

Më pas ajo u tregonte edhe disa fotografi të veta, me veshjet e saj skenike – dhe jo të gjithë e pëlqenin.

“Është e tmerrshme”, tha një grua, duke iu referuar bluzës së saj të shkurtër. “Nëse do të kisha një vajzë, nuk do të doja që ajo të dilte e veshur ashtu”. /Insajderi.com