Kush është e dashura e kush gruaja e Flori Mumajesit

Kush është e dashura e kush gruaja e Flori Mumajesit

Në mediat online lidhjet e dashurisë së Flori Mumajesit janë vënë në qendër të vëmendjes. Një herë aludohet për lidhje me Fifin, më pas me Kejsi Tolën e kështu me rradhë. Por gjithçka është sqaruar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush LUAN”, nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Flori duke qënë në dijeni të lajmeve që janë bërë, ngacmohej me Fifin dhe me Kejsin gjatë emisionit, si për të na bërë dhe më shumë konfuzë.

Gjatë lojërave Kejsi duhej të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori nga ana tjetër i thotë “Më ke mua” (pjesë nga teksti i këngës së Kejsit).

Më pas Kejsi në lojën “Shiko kush përgjigjet” pyetet nëse është single, dhe ajo tregon që po është single.

Ndërsa Luana duke e ngacmuar i kthehet Florit duke i thënë: ‘’Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”.

Fifi si gjithmonë me humorin e saj të paparë shprehet: “Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave.”

Duke bërë batuta me lajmet që janë bërë nëpër portale, arritëm të kuptonim se Flori nuk është në një lidhje as me Kejsin e as me Fifin.