Kush është mashkulli misterioz që po e shoqëron në pushime Leonora Jakupin?

Kush është mashkulli misterioz që po e shoqëron në pushime Leonora Jakupin?

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka disa ditë që ndodhet në bregdetin turk për pushime.

Ajo është duke sjellë pamje nga atje ku po duket shumë bukur dhe e kuruar në çdo detaj.

Por, me kë po i kalon këto pushime Leonora?

Në një video të publikuar nga ana e këngëtares në llogarinë e saj në Instagram, ajo është ‘tradhtuar’ nga syzet që ka vënë, pasi që në to reflekton pamja e një mashkulli.

Kjo ka bërë të aludohet që ajo është në pushime më të dashurin e saj.

Theksojmë se Leonora Jakupi kohë më parë foli për lidhjen e saj të dashurisë, por gjithmonë duke mos zbuluar identitetin e të dashurit./Insajderi.com