Kush është mashkulli që fshihet pas fotos së Encës?

Kush është mashkulli që fshihet pas fotos së Encës?

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, vazhdimisht është në qendër të vëmendjes, pasi njihet si person që nuk ka komplekse dhe ndonjëherë bën edhe veprime të papritura, njofton Inasajderi.

Artistja rrallë është përfolur për jetën private, pasi çdo herë është munduar ta mbajë larg syrit të publikut.

Por, së fundi ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet duke përqafuar një mashkull ‘muskuloz’.

Ndonëse nuk i ka zbuluar fytyrën, është bërë e ditur se personi në fjalë është emër i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin, i cili ka pak muaj nga ndarja e bujshme me ish-konkurrenten, Tea Trifoni.

Mbetet të shihet se a po përgatit Enca klip ku Bearti do të jetë pjesë e tij apo ka diçka më shumë mes tyre./Insajderi.com