Sharon Stone ka puthur shumë burra aktorë gjatë gjithë karrierës së saj, por ajo dallon njërin nga ata si më të mirin absolut – dhe është Roberto De Niro, njofton Insajderi.
Në fakt, Stone tha se puthja e saj me De Niro në dramën kriminale “Casino” të vitit 1995 ishte “mjaft e shkëlqyer”.
“Epo, Robert De Niro ishte me siguri puthja më e mirë,” i tha 62-vjeçarja, drejtuesit të “Watch What Happens Live” Andy Cohen.
Në film, Stone luajti Ginger McKenna dhe ndan një puthje me shefin e burrit të saj, Sam “Ace” Rothstein, i cili u interpretua nga De Niro. Ajo fitoi një nominim për aktoren më të mirë për Oskar për rolin e saj në filmin tashmë legjendar të regjisorit Martin Scorsese.
Për Stone, kjo ishte më shumë se vetëm një ‘puthje ekrani’. Ajo tha që De Niro ishte aktori që ajo “admironte më shumë” dhe se kishte pritur me padurim momentin kur mund të ulej përballë tij.
“Isha aq shumë e lidhur me të. Unë isha aq e dashuruar marrëzisht me të si një aktore, sa që ai edhe po të më godiste me një çekan në kokë do qeshja”, tha me shumë humor aktorja. /Insajderi.com