Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një dhuratë që ka marrë para kohë për ditëlindje. Sot është data 8 prill, ndërkaq ditëlindja e këngëtares është më 14 prill.
Por, mikja e saj më e mirë, Nora Haxha e pa si një ide të mirë të ishte e para që kujdesej për ditëlindjen e saj, duke i shkruar me dorë edhe një kartolinë.
”She’s alëays first @norahaxha, 14 prill! Por kujt i intereson, ne filluam sot!”, ka shkruar Dafina përkrah letrës.
“E dashura shoqe e ngushtë. Falemiderit për motivimin përgjatë gjithë jetës sime dhe që qëndrove krah meje gjithmonë. Urime ditëlindjen. Të uroj shumë dashuri, kënaqësi dhe lumturi”, shkruan mikja e saj në letër. /Insajderi.com