E quante vetën ndër vite “BABA” herë baba records e herë baba stars, po në të vërtetë doli të jetë baba i “Photoshop-it”.
Tashmë e dini për kë është fjala, njihet për hitet e shumta, është aktual edhe ditëve të sotme, ani pse jo me rep më, këngët e tij akoma dëgjohen shumë.
Është fjala për këngëtarin Getoar Selimi, kohëve të fundit i njohur si “ghettogeasy”, pasi që jemi mësuar që shumë shpesh të luaj me emërat e tij.
Ghettogeasy është shumë aktiv në rrjetin social Instagram. Interesant është fakti që ai nuk ka asnjë foto pa ndërhyrje të “Photoshop-it”, gjë që flet qartë për kompleksin që ka në dukjen e tij.
Ani pse 37 vjeçar, Getoari akoma nuk është pajtuar me dukjen e tij, duke mos qenë i gatshëm asnjëherë të vetme të shfaqet me ndonjë foto reale, pa makeup apo pa “Photoshop”.
Duke u nisur nga fakti se çdo foto e ka me efekte të “Photoshop-it” dhe që çdo herë e ka quajtur vetën baba, është meritor i titullit “Baba i Photoshop-it “.
E kur flasim për nënë e “Photoshop-it” duket se edhe ajo e ka kompleksin e njëjtë.
E re në moshë, e njohur për hite të shumta dhe shumë aktive dhe prezente me projekte, është fjala për këngëtaren e hitit ” A po të pëlqen” Enca Haxhia.
Enca ashtu si kolegu i saj nuk ka asnjë foto në rrjetet sociale që nuk ka ndërhyrje të “Photoshop-it”
Enca duket se kompleks e ka peshën, dallimi i madh mes fotove dhe paraqitjeve live, lë të kuptohet se Enca e ka mjaft kompleks peshën.
Kompleksi i saj mund të vërehet lehtë edhe nga pozicionet që merr në foto si dhe nga mënyra se si shfaqet në videoklipe, duke mos shfaqur pamje ku vënë në pah format reale të trupit.
A do ti shohim babën dhe nënën e “Photoshop-it” ndonjëherë bashkë në ndonjë projekt?
Gjasat që të përshtatën janë shumë të mëdha, duke ditur faktin se për të dy primare është paraqitja e jashtme e jo kualiteti në këngë.
Fakti që estrada jonë është kaq shumë e dhënë pas dukjes së jashtme, si intervenime të shumta estetike dhe domosdoshmëria e “Photoshop-it”, flet që kualiteti në muzikë është lënë anash.