Një nga lidhjet më të përfolura, është ajo e Ledrit dhe Sarës dhe jo vetëm tani që çdo është zyrtarizuar – zërat se çifti janë në lidhje, kanë nisur gati 2 vjet më parë, njofton Insajderi.
Tani edhe pse çdo gjë është zyrtare, Ledri dhe Sara Hoxha, nuk janë një çift që ndajnë çdo gjë me publikuan, as ato detajet e vogla romanike që duam të dimë – përveç disa fotove të përbashkëta dhe dedikimeve për ditëlindje.
E atë që nuk po bëjmë dyshja, e bëri nëna e Ledrit, Xheraldina Vila, duke na dhënë një vështrim më të brendshëm për lidhjen e tyre.
E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Xheraldina Vula, e cila shprehet tejet e lumtur për historinë e dashurisë, se djalit të saj të vetëm.
“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri, në intervistën e zhvilluar në shtëpinë e saj në Brezovicë.
Ajo më pas tregon edhe për takimin e saj të parë me Sarën, dhe çfarë përshtypje i la e dashura e të birit të saj.
“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore. Jo vetëm Sara, por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe unë thashë do Zoti qenka ajo se është si pëllumb.” /Insajderi.com