Melisa dhe Andi janë një nga dyshet më të përfolura ditëve të fundit për një lidhje të mundshme.
Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar një lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe jane publikuar disa foto që i kanë shtuar akoma më shumë këto dyshime.
Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melises, të cilat bënë shumë dyshime tek fansat. U publikuan foto te protagonistëve ku shfaqen me të njetin kapuç në kokë.
Ditën e djeshme u vërejtën edhe disa detaje të tjera që vërtetonin se ishin bashkë.
Melisa kishte veshur këto ditë këmishën e Andit, teksa ka ndarë edhe video në InstaStory.
Meqë dyshohet se dyshja po shijojnë lidhjen e tyre në qetësi, Melisa s’ka mundur ta mbajë dot për vete një dhuratë romantike që supozohet se ia ka bërë Andi.
Ai duket se i ka dhuruar një buqetë gjigante me trëndafila, brenda së cilës ishte e formuar shkronja e emrit të saj, “M”.