Kur je modele e këngëtare, pamja jote shpesh shndërrohet në fokusin primar të jetës!
Dhe nuk i vëmë faj Afërdita Dreshajt.
Dikur Miss Universe Albania dhe tani modele që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afërdita Dreshaj ndonëse i ka kaluar të tridhjetat, trupi vazhdon ta ketë në ‘top-formë’.
Ish-Missi, medoemos që për një fizik të tillë kalon nëpër një “torturë” fizike çdo ditë, ngase pa rutinën e ushtrimeve, s’i ke dot as ata muskuj në bark që quhen “six pack”.
Dreshajt sigurisht e ndanë rutinën e saj me ndjekësit që ka në Instagram, duke shfaqur se çfarë regjimi ushtrimesh ndjek për të pasur një trup fit dhe të tonifikuar.
E veshur me rroba sportive, “leggings dhe crop top”, ajo ka publikuar video në Instagramin e saj duke bërë palestër në ambient të hapir.
Kardio e peshë-ngritje, ishin ushtrimet që ajo zgjodhi të bëjë të Shtunë, duke shfaqur një pjesë të përditshmërisë së saj që e ndihmon të ketë një pamje jashtëzakonisht të mirëmbajtur. /Insajderi.com