Reperi Martell Derouen, i cili interpretoi nën emrin Kardone, ka vdekur nga një plagosje me armë zjarri. Ai ishte 34 vjeçar, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.
Policia e San Antonio zbuloi trupin e Derouen brenda banesës së tij në Teksasin qendror të martën ndërsa po kryente një kontroll të mirëqenies, njoftoi San Antonio Express-News.
Kërkesa për një kontroll policor në Derouen, i cili është raportuar gjerësisht si “kushëriri” i super yllit Beyoncé në mediat lokale, u bë nga një person i paemëruar i cili nuk kishte dëgjuar nga muzikanti për disa ditë.
Zyrtarët kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e Sasha Skare e cila u konfirmua si e dyshuar për vrasje, sipas stacionit televiziv lokal KSAT. /Insajderi.com