Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeth burgoset për sulm seksual ndaj një gruaje

Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeth burgoset për sulm seksual ndaj një gruaje

Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeth është dënuar me 10 muaj burg për sulm seksual ndaj një gruaje në kështjellën stërgjyshore të familjes mbretërore.

Të martën, Simon Bowes-Lyon, Kont i Strathmore, rrëfeu për veprën e sulmit të një gruaje 26-vjeçare në shkurt te vitit 2020.

Incidenti ndodhi në një dhomë gjumi në Glamis Castle, e cila ishte shtëpia e fëmijërisë së nënës së ndjerë të Mbretëreshës, raportoi Page Six, transmeton Insajderi.

Sipas medias, viktima e Bowes-Lyon ende vuan nga makthe të tmerrshme nga sulmi 20-minutësh.

Duke detajuar sulmin, u zbulua se kushëriri i Mbretëreshës erdhi në dhomën e viktimës i paftuar dhe e përqafoi atë ndërsa përpiqej të hiqte fustanin e natës, sipas BBC.

Në deklaratën e tij, kushëriri i parë i Mbretëreshës rrëfeu për krimin duke pranuar se ai ishte “shumë i turpëruar nga veprimet e mia që i kanë shkaktuar një shqetësim të tillë një mysafiri në shtëpinë time”.

“Unë nuk mendoja se isha i aftë të sillem siç bëra, por duhej të përballesha me të dhe të merrja përgjegjësi,” tha ai. /Insajderi.com