‘Kuzhinieri djallëzor’ Renato Mekolli i propozon të dashurës për martesë

‘Kuzhinieri djallëzor’ Renato Mekolli i propozon të dashurës për martesë

Kuzhinieri i njohur për emisionin e tij “Hell’s Kitchen” para një jave festoi ditëlindjen e tij dhe për herë të parë bëri të ditur se ai është në lidhje, njofton Insajderi.

Ndonëse ai mbajti të fshehtë identitetin e gruas që i ka marrë zemrën, ai ndau me të gjitha ndjekësit e tij, surprizën në mëngjesin e ditëlindjes së tij. Me muzikë në sfond, e dashura e zgjoi nga gjumi me një gotë shampanjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli)

Ndërkohë, sot me anë të një postimi në Instagram, ai tregon se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij. Çasti kur ai ka rënë në gjunjë me një unazë martese në dorë teksa shikon drejt në sytë e të dashurës, është shkrepur si fotografi, e këtë e ndau me të gjithë ndjekësit e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli)

Shefi i “Hell’s Kitchen”, i cili ndodhet prej pak kohësh në Los Angeles, gjë që ka bërë të ditur para udhëtimit të tij atje, na la të kuptojmë se jo vetëm se nuk ka udhëtuar solo, por ai është nën shoqërinë e dashurisë së tij duke jetuar ditët më të bukura. /Insajderi.com