Dita e parë e vitit 2021, shënoi një datë shumë të rëndësishme për moderatoren dhe aktoren e njohur të humorit, Rudina Dembacaj.
Ajo dhe i fejuari i saj, deputeti i Partisë Demokratike, Mark Frroka, kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Dembacaj me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark”, duke theksuar se do të ketë edhe në dasëm së shpejti.
View this post on Instagram
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga kurorëzimi në Bashkinë e Tiranës, nga Erion Veliaj. /Insajderi.com
View this post on Instagram